Trump letër Iranit/ Presidenti amerikan fton Teheranin në bisedime për armatimet bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një letër liderit suprem të Iranit Ayatollah Ali Khamenei ku kërkon të negociojë një marrëveshje mbi programin e armëve bërthamore të Teheranit. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se dëshiron të negociojë një marrëveshje bërthamore me Iranin dhe i dërgoi një letër udhëheqjes së tij të enjten duke [...]Read More...

Trump letër Iranit/ Presidenti amerikan fton Teheranin në bisedime për armatimet bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një letër liderit suprem të Iranit Ayatollah Ali Khamenei ku kërkon të negociojë një marrëveshje mbi programin e armëve bërthamore të Teheranit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se dëshiron të negociojë një marrëveshje bërthamore me Iranin dhe i dërgoi një letër udhëheqjes së tij të enjten duke thënë se shpresonte se ata do të pranonin të bisedonin.

“Unë u thashë se shpresoj se do të negociojnë, sepse do të jetë shumë më mirë për Iranin. Mendoj se ata do të pranojnë. Alternativa tjetër është që ne duhet të bëjmë diçka, sepse nuk mund të lejojmë që Irani të ketë armë bërthamore.”

Letra e Trump vjen pasi administrata e tij po rrit presionin mbi Teheranin përmes sanksioneve ekonomike dhe eksporteve te naftës të Iranit.

Sekretari i Thesarit Scott Bessant e përshkroi këtë si një fushatë të presionit maksimal të administratës, duke thënë se qëllimi është të çojë ekonominë e Iranit në limite me kufizime në tregtinë e naftës, që ëështë burimi kryesor i të ardhurave ekonomike të Iranit.

Administrata Trump po konsideron gjithashtu mënyra për të inspektuar cisternat iraniane të naftës në pikat strategjike detare.

Presidenti iranian e ka pranuar hapur presionin ekonomik në rritje, duke thënë se cisternat iraniane përballen me probleme në shkarkimin e ngarkesave të tyre, për shkak të zbatimit të masave të shtuara të Shteteve të Bashkuara./abcnews.al