Trump mbështet Pete Hegseth: Po bën një punë të shkëlqyer si sekretar i Mbrojtjes
Pete Hegseth ka mbështetjen e fortë të presidentit Donald Trump, pavarësisht se kreu i Pentagonit është përballë një skandali të ri dhe po akuzohet nga shumë si i paaftë. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Caroline Leavitt u tha gazetarëve se Hegseth po bën një punë të shkëlqyer si sekretar I mbrojtjes. Sipas saj, ka njerëz [...]Read More...

Pete Hegseth ka mbështetjen e fortë të presidentit Donald Trump, pavarësisht se kreu i Pentagonit është përballë një skandali të ri dhe po akuzohet nga shumë si i paaftë.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Caroline Leavitt u tha gazetarëve se Hegseth po bën një punë të shkëlqyer si sekretar I mbrojtjes.
Sipas saj, ka njerëz në Pentagon të cilëve nuk u pëlqejnë ndryshimet që po bën Hegseth dhe po gënjejnë mediat me informacionet që nxjerrin.
Vetë presidenti amerikan tha se duhen pyetur rebelët Houthi për punën që Hegseth po bën, një referencë për sulmet amerikane ndaj grupit militant të Jemenit. Lajmet për skandalin e fundit, Trump I quajti të rreme.
Të njëjtin qëndrim pati edhe vetë shefi I mbrojtjes. Hegseth tha se ish-punonjësit, të cilët u shkarkuan së fundmi, zbuluan informacionin për mediat.
Sipas asaj që shkruan New York Times dhe konfirmon Associated Press, Hegseth ka ndarë informacione sekrete mbi sulmet ajrore te Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne Jemen në një tjetër grup në Signal me vëllain, bashkëshorten dhe avokatin e tij personal.
Mesazhet e dërguara në 15 mars në këtë grup përfshinin oraret e fluturimeve të Avionëve Luftarakë F/A-18 që kryen sulme të rëndësishme ndaj rebelëve Houthi të Jemenit.Grupi privat, i quajtur “Defense | Team Huddle”, ishte krijuar personalisht nga Hegseth në platformën Signal.