Trump me Zelenskyn në Vatikan negociojnë pa “tavolinë” del fotografia nga “takimi produktiv”

Trump dhe Zelensky fotografohen brenda Bazilikës së Shën Pjetrit The post Trump me Zelenskyn në Vatikan negociojnë pa “tavolinë” del fotografia nga “takimi produktiv” appeared first on Albinfo.

Trump me Zelenskyn në Vatikan negociojnë pa “tavolinë” del fotografia nga “takimi produktiv”

Bëhet e ditur se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kanë zhvilluar një takim në Vatikan, në prag të ceremonisë së varrimit të Papa Françesku­t, përcjell albinfo.ch.

Këtë takim e kanë përshkruar si mjaft produktiv dhe kanë thënë se detaje të reja do të publikohen në vazhdim.

Ndërkohë, në media tashmë është publikuar edhe fotografia e momentit të takimit mes dy presidentëve.

Trump, që nga ardhja e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë, është duke bërë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje midis Rusisë dhe Ukrainës.

Të premten, në Rusi ka qëndruar em­­issari amerikan Steve Witkoff, i cili është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, e që, sipas raportimeve, ka qenë takim i frytshëm.

Në këtë takim është diskutuar edhe mundësia e aranzhimit të një takimi direkt midis Rusisë dhe Ukrainës.

The post Trump me Zelenskyn në Vatikan negociojnë pa “tavolinë” del fotografia nga “takimi produktiv” appeared first on Albinfo.