Trump ndalon armët për Kievin/ Shtëpia e Bardhë: Nuk firmosim çeqe bosh për një luftë pa paqe

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton ndaljen e ndihmave ushtarake për Kievin, pas përplasjeve që pati me kreun e shtetit ukrainas në Shtëpinë e Bardhë. Lajmi u raportua fillimisht nga media amerikane Washington Post, e cila shkroi se zyrtarët e Uashingtonit kishin kërcënuar delegacionin e Ukrainës me shkurtim të ndihmës ushtarake dhe të mbështetjes së [...]Read More...

Trump ndalon armët për Kievin/ Shtëpia e Bardhë: Nuk firmosim çeqe bosh për një luftë pa paqe

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton ndaljen e ndihmave ushtarake për Kievin, pas përplasjeve që pati me kreun e shtetit ukrainas në Shtëpinë e Bardhë.

Lajmi u raportua fillimisht nga media amerikane Washington Post, e cila shkroi se zyrtarët e Uashingtonit kishin kërcënuar delegacionin e Ukrainës me shkurtim të ndihmës ushtarake dhe të mbështetjes së tyre për infrastrukturën e mbrojtjes, por gjithashtu edhe në lidhje me ndihmat social ekonomike.

Zërat u përforcuan edhe më tej nga Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt e cila tha për Fox News se Shtetet e Bashkuara nuk do të vijojnë të nënshkruajnë çeqe bosh për një vend si Ukraina.

“Ne nuk do të shkruajmë më vetëm çeqe bosh për një luftë në një vend shumë të largët pa një paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme. Ishte fantastike që kamerat po xhironin, sepse populli amerikan dhe e gjithë bota panë se me çfarë po merren presidenti Trump dhe ekipi i tij pas dyerve të mbyllura në negociatat me ukrainasit”, tha zëdhënësja.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë mbështetësi kryesor ushtarak i Ukrainës që prej nisjes së luftës në vitin 2022. Uashingtoni i ka dhënë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot, raketa Himars, tanke Abrams si dhe drone, predha artilerie dhe municione të tjera të ndryshme.

Në një sërë statusesh të publikuara në rrjetin social X këtë të shtunë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu sërish falenderimet e tij për mbështetjen që Uashingtoni i ka dhënë vendit të tij.

Zelensky shkroi se për Ukrainën do të jetë e vështirë të luftojë pa mbështetjen e SHBA, por shtoi se ata nuk mund të humbasin vullnetin, lirinë dhe popullin e tyre nga kjo luftë. Kreu i shtetit ukrainas shkroi gjithashtu se vendi i tij është i gatshëm që të nënshkruajë menjëherë marrëveshjen për mineralet e rralla./abcnews.al