Trump në Egjipt: Nuk do të kishte marrëveshje për Gazën nëse SHBA-të nuk do të kishin goditur Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbërritur në Sharm el-Sheikh, teksa është takuar me homologun egjiptian, Abdel Fattah al Sisi. Trump duke thënë se Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, shkruan Sky News. “Mendoj se Irani do të vijë; ata janë goditur dhe plagosur.” Sinqerisht, nëse nuk do t’i kishim goditur me armën bërthamore, nuk mendoj [...]Read More...

Trump në Egjipt: Nuk do të kishte marrëveshje për Gazën nëse SHBA-të nuk do të kishin goditur Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbërritur në Sharm el-Sheikh, teksa është takuar me homologun egjiptian, Abdel Fattah al Sisi.

Trump duke thënë se Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, shkruan Sky News.

“Mendoj se Irani do të vijë; ata janë goditur dhe plagosur.” Sinqerisht, nëse nuk do t’i kishim goditur me armën bërthamore, nuk mendoj se do të kishit qenë në gjendje të kishit këtë marrëveshje të jashtëzakonshme që ndodh vetëm një herë në jetë”, shtoi Trump.

Kur një gazetar pyet se kur do të fillojnë bisedimet për zbatimin e pjesës së dytë të planit të tij të paqes, Trump përgjigjet se ato tashmë kanë filluar “për sa na përket neve”.

“Fazat janë paksa të përziera me njëra-tjetrën”, tha ai./abcnews.al