Trump nënshkruan urdhra për ‘riformësimin’ e ushtrisë amerikane, synon transgjinorët dhe rikthen anti-vaksinistët

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka nënshkruar një sërë urdhrash ekzekutivë në lidhje me Forcat e Armatosura, veçanërisht një për të ndaluar atë që ai e quan “ideologji transgjinore”, një tjetër për të shfuqizuar të ashtuquajturën politikë të Diversitetit, Barazisë dhe Përfshirjes (DEI) dhe një të tretë që parashikon si të rikthehen ish-anëtarët e ushtrisë [...]Read More...

Trump nënshkruan urdhra për ‘riformësimin’ e ushtrisë amerikane, synon transgjinorët dhe rikthen anti-vaksinistët

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka nënshkruar një sërë urdhrash ekzekutivë në lidhje me Forcat e Armatosura, veçanërisht një për të ndaluar atë që ai e quan “ideologji transgjinore”, një tjetër për të shfuqizuar të ashtuquajturën politikë të Diversitetit, Barazisë dhe Përfshirjes (DEI) dhe një të tretë që parashikon si të rikthehen ish-anëtarët e ushtrisë që u shkarkuan për refuzimin e vaksinimit gjatë pandemisë së koronavirusit të ri.

“Për të siguruar që ne kemi ushtrinë më vdekjeprurëse në botë, ne do t’i shpëtojmë forcat tona të armatosura nga ideologjia transgjinore,” u tha më herët manjati republikan ligjvënësve nga partia e tij në Florida.

Gjatë presidencës së Joe Biden, transgjinorët u lejuan të shërbenin në forcat e armatosura.

Gjatë fushatës së tij elektorale, Trump njoftoi se do të kufizonte të drejtat e amerikanëve transgjinorë, se do të fshinte “që nga dita e parë” dhe me një “goditje të vetme” atë që ai e karakterizoi si “iluzion transgjinor”.

Sipas Institutit Williams të Universitetit të Kalifornisë, në SHBA rreth 1.6 milionë njerëzi mbi 13 vjeç, duke përfshirë 300,000 adoleshentë, identifikohen si transgjinorë./abcnews.al