Trump: Nënshtrim ekonomik ose kërbaç/ Goxhaj: Deklarata e Trump, emocionale. Bozheku: Bota po shkon drejt konfigurimit të ri të treshes

Kapiten Dritan Goxhaj, i ftuar në ‘360 gradë’ komentoi zhvillimet e fundit nga aspekti gjeopolitik i frontit të luftës Rusi- Ukrainë dhe pozitën e SHBA si ndërmjetësuese në zgjidhjen e konfliktit. Sipas tij, deklarata e Trump është emocionale dhe mbi të gjitha për t’i thënë Zelenskyt që është ai që vendos në lidhje me të. [...]Read More...

Trump: Nënshtrim ekonomik ose kërbaç/ Goxhaj: Deklarata e Trump, emocionale. Bozheku: Bota po shkon drejt konfigurimit të ri të treshes

Kapiten Dritan Goxhaj, i ftuar në ‘360 gradë’ komentoi zhvillimet e fundit nga aspekti gjeopolitik i frontit të luftës Rusi- Ukrainë dhe pozitën e SHBA si ndërmjetësuese në zgjidhjen e konfliktit.

Sipas tij, deklarata e Trump është emocionale dhe mbi të gjitha për t’i thënë Zelenskyt që është ai që vendos në lidhje me të.

“Deklarata e Trump është emocionale sepse një ditë më parë Zelensky ka sulmuar Trump për bisedimet që kanë qenë në mënyrë të fshehtë. Trump kur e akuzon publikisht të kthehet, e ka bërë dhe gjatë katërvjeçarit të parë të tij. Është një përgjigje pa baza konkrete për t’i thënë Zelenskyt që unë jam ai që vendos. Vetëm një çështje kishte për Ukrainën, pesë të tjera nuk kishim lidhje me Ukrainën.”

Sipas avokates Enida Bozheku, bota po shkon drejt tre poleve të cilat do të kenë pikë Ukrainën. Sipas saj, Trump nuk është biznesmen që bën fjalime emocionale por racionaliteti i deklaratës qëndron tek konfigurimi i treshes.

“Trump nuk është nga ata biznesmenët që bën fjalime emocionale, sepse ai drejtohet në piketa specifike për të dalë deri te koncepti për të qenë diktatorial. Është e pamundshme që ai të dijë ardhjen në pushtet të Zelenskyt. Ai nuk është pjesë e produktit të rastësisë të së një komediani që doli në krye të vendit. Unë mendoj që është më e thellë gjëja. Racionaliteti i deklaratës qëndron në atë që është konfigurimi i ri i treshes, Trumpit i duhet një Rusi e fortë për shkak të ndarjes së globit. Europa ka dalë nga tregu, ekonomia është pushteti dhe rikonfigurojmë tre pole ku Ukraina do jetë pikë për tre polet e reja. Trump nuk i duhet Zelenskyt për asgjë”

/ abcnews.al