Trump para mbështetësve/ Presidenti i 47-të i SHBA mban paradë pas betimit

Presidenti i ri amerikan Donald Trump është ngjitur në skenën e Capital One Arena, ku po zhvillohet parada presidenciale, me brohoritje të shumta nga mbështetësit e tij. Ndërsa presidenti Trump ecte pranë turmës, i shoqëruar nga gruaja e tij, Melania, ai nënshkroi autografet e mbështetësve. Kujtojmë që pasi bëri betimin, në nisje të fjalimit të [...]Read More...

Trump para mbështetësve/ Presidenti i 47-të i SHBA mban paradë pas betimit

Presidenti i ri amerikan Donald Trump është ngjitur në skenën e Capital One Arena, ku po zhvillohet parada presidenciale, me brohoritje të shumta nga mbështetësit e tij.

Ndërsa presidenti Trump ecte pranë turmës, i shoqëruar nga gruaja e tij, Melania, ai nënshkroi autografet e mbështetësve.

Kujtojmë që pasi bëri betimin, në nisje të fjalimit të tij, Trump tha se ka nisur një epokë e artë për Amerikën./abcnews.al