“Trump parandaloi sulmin në Iran”, NYT: Izraeli do godiste objektivat bërthamore në maj
Donald Trump ndaloi një plan të Izraelit për të sulmuar objektet bërthamore të Iranit në maj. Sipas Neë York Times, presidenti amerikan e hodhi poshtë planin izraelit për t’i hapur rrugë negociatave për të arritur një marrëveshje me Teheranin në lidhje me programin bërthamorë. Burime për median amerikane thanë se plani do të kërkonte ndihmën [...]Read More...

Donald Trump ndaloi një plan të Izraelit për të sulmuar objektet bërthamore të Iranit në maj.
Sipas Neë York Times, presidenti amerikan e hodhi poshtë planin izraelit për t’i hapur rrugë negociatave për të arritur një marrëveshje me Teheranin në lidhje me programin bërthamorë.
Burime për median amerikane thanë se plani do të kërkonte ndihmën e SHBA për t’u vënë në zbatim, jo vetëm për të mbrojtur Izraelin nga hakmarrja iraniane, por edhe për të garantuar suksesin e projektit.
Pas muajsh diskutimesh të brendshme, Trump thuhet se vendosi të kërkojë fillimin e negociatave midis Uashingtonit dhe Teheranit dhe të mos ndjekë opsionin ushtarak.
Shtetet e Bashkuara dhe Irani, të cilët nuk kanë pasur marrëdhënie diplomatike që nga viti 1980, zhvilluan bisedime indirekte në Oman të shtunën. Të dyja palët i përshkruan bisedimet si pozitive dhe konstruktive.
Raundi i dytë i negociatave do të mbahet këtë të shtunë në Romë. Teherani ka përsëritur vazhdimisht se nuk do të pranojë të ndalojë pasurimin e uraniumit. Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar Iranin me bombardime, në rast se nuk pranon të arrijë një marrëveshje./abcnews.al