Trump pas sulmeve në objektivat e ISIS-it në Somali: Ne do t’ju gjejmë dhe do t’ju vrasim
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka njoftuar se shumë terroristë të ISIS janë vrarë në shpella në Somali nga sulmet ajrore amerikane që ai urdhëroi. Përmes një postimi në Truth Social, ai ka thënë se këtë mëngjes ka urdhëruar sulme ajrore të sakta ushtarake ndaj Planifikuesit të Sulmit të ISIS dhe […] The post Trump pas sulmeve në objektivat e ISIS-it në Somali: Ne do t’ju gjejmë dhe do t’ju vrasim appeared first on Albinfo.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka njoftuar se shumë terroristë të ISIS janë vrarë në shpella në Somali nga sulmet ajrore amerikane që ai urdhëroi.
Përmes një postimi në Truth Social, ai ka thënë se këtë mëngjes ka urdhëruar sulme ajrore të sakta ushtarake ndaj Planifikuesit të Sulmit të ISIS dhe terroristëve tjerë në Somali.
“Këta vrasës, të cilët i gjetëm të fshehur në shpella, kërcënuan Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë. Sulmet shkatërruan shpellat ku ata jetojnë dhe vranë shumë terroristë pa dëmtuar në asnjë mënyrë civilët”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Pete Hegseth tha se sulmet nga Komanda e SHBA-së në Afrikë ishin drejtuar nga Trump dhe të koordinuara me qeverinë e Somalisë.
Trump tha se ushtria amerikane kishte shënjestruar planifikuesin e sulmit për vite me rradhë, por ish-presidenti Joe Biden “dhe miqtë e tij nuk do të vepronin aq shpejt sa për të përfunduar punën”.
“E bëra! Mesazhi për ISIS-in dhe të gjithë të tjerët që do të sulmonin amerikanët është se “Ne do t’ju gjejmë dhe do t’ju vrasim”, tha Trump.
The post Trump pas sulmeve në objektivat e ISIS-it në Somali: Ne do t’ju gjejmë dhe do t’ju vrasim appeared first on Albinfo.