Trump përçan G7/ SHBA refuzojnë ta quajnë Rusinë agresor ndaj Ukrainës
Shtetet e Bashkuara vijojnë të refuzojnë sërisht që ta quajnë Rusinë, Shtet Agresor mbi pushtimin e saj ndaj Ukrainës tri vite më parë . Pas refuzimit për ta bërë dicka të tillë në një rezolutë të Kombeve të Bashkuara, situata është ripërsëritur në takimin e ministrave të jashtëm të G7 që po mbahet në Kanada. [...]Read More...

Shtetet e Bashkuara vijojnë të refuzojnë sërisht që ta quajnë Rusinë, Shtet Agresor mbi pushtimin e saj ndaj Ukrainës tri vite më parë . Pas refuzimit për ta bërë dicka të tillë në një rezolutë të Kombeve të Bashkuara, situata është ripërsëritur në takimin e ministrave të jashtëm të G7 që po mbahet në Kanada.
Ne këtë takim Shtetet e Bashkuara po përfaqësohen nga Sekretari Amerikan I Shtetit Marco Rubio i cili ka refuzuar që në deklaratën finale të këtij samiti dy ditor, Rusia të quhet shtet Agresor.
Sipas asaj që raporton media britanike BBC, Washingtoni Zyrtar ka refuzuar dicka të tillë duke theksuar se është e nevojshme që të ketë një shmangie të gjuhës armiqësore me Moskën, në një kohë kur ka negociata për fundin e Luftës në Europën Lindore.
Deklaratat e mëparshme të G7-ës kanë përmbajtur kritika të ashpra ndaj Rusisë, duke dënuar pushtimin e saj në Ukrainë. Por deklarata e kësaj here pritet të ketë një ton më të butë, për shkak të kundërshtisë së Washingtonit për ta konsideruar Rusinë Shtet Agresor.
Vendet evropiane kanë mbështetur planin e Trump per nje armëpushim urgjent , megjithate ato këmbëngulin se Rusia duhet të dënohet për pushtimin e saj.
Në takimin dy ditor të ministraveve të jashtëm të G7 i cili pritet të mbyllet me një deklaratë përfundimtare të miratuar nga të gjitha vendet po diskutohet jo vetëm për luftën në Ukrainë, por gjithashtu edhe për një sere ceshtjesh te tjera qe lidhen kryesisht me aspektin industrial dhe ate ekonomik./abcnews.al