Trump pezullon tarifat e reja, Shqipëria dhe Kosova nuk përfitojnë

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do të ndalojë tarifat ndaj pjesës më të madhe të vendeve të botës për 90 ditë dhe i uli ato në 10%. Masa hyri në fuqi menjëherë, sapo Trump njoftoi vendimin në një postim në Truth Social. Menjëherë pas vendimit, tregjet pësuan një rritje të lehtë, ndryshe nga ç’ka [...]Read More...

Trump pezullon tarifat e reja, Shqipëria dhe Kosova nuk përfitojnë

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do të ndalojë tarifat ndaj pjesës më të madhe të vendeve të botës për 90 ditë dhe i uli ato në 10%.

Masa hyri në fuqi menjëherë, sapo Trump njoftoi vendimin në një postim në Truth Social. Menjëherë pas vendimit, tregjet pësuan një rritje të lehtë, ndryshe nga ç’ka ndodhur që prej njoftimit të planit të tarifave.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se më shumë se 75 vende të botës kanë kontaktuar me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara për të negociuar në lidhje me tarifat. Dhe për shkak se këto vende kanë ndjekur sugjerimet e Trump për të mos vendosur masa hakmarrëse, ato do të përfitojnë nga pauza 3 mujore.

Trump tha më vonë në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë se po I ndalon përkohësisht tarifat, pasi shumë njerëz kishin filluar të frikësoheshin.

“Mendova se njerëzit po dilnin pak nga linja. Ata po mërziteshin. Ata po frikësoheshin pak. Duhet të tregojmë fleksibilitet”, tha Trump.

Por masat tarifore u shtuan ndaj Kinës, e cila është kundërpërgjigjur vazhdimisht ndaj çdo vendimi të Trump. Tarifat ndaj Pekinit shkuan në 125%.

“Kina ishte deri tani abuzuesi më i madh në histori. Të tjerët gjithashtu. Nuk ishte e qëndrueshme. Vitin e kaluar, Kina bëri 1 trilion dollarë nga tregtia me Shtetet e Bashkuara. Kjo nuk është e drejtë. Dhe tani, unë e kam ndryshuar këtë gjë”, ka thënë presidenti amerikan.

Presidenti amerikan tha se ende asgjë nuk ka përfunduar. Ai theksoi se Kina dëshiron të bëjë një marrëveshje, por nuk e di si.

Sekretari I Thesarit Scott Bessent tha se kjo lëvizje e papritur ishte pjesë e një strategjie të suksesshme negociuese, që detyroi mbi 75 vendet të kërkojnë një marrëveshje me Uashingtonin.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline iu referua lëvizjeve t Trump si “arti I negociatave dhe tha se shumë nuk e kuptojnë çfarë është duke bërë presidenti.

Më herët Bashkimi Europian miratoi tarifa qe variojnë midis 10% dhe 25% për mallrat amerikane me vlerë më shumë se 24 miliardë dollarë, duke përfshirë duhanin, motoçikletat, çelikun dhe aluminin.

Kina reagoi gjithashtu mbi tarifat prej 104% të vendosura ndaj mallrave të saj. Nga 34%, Pekini njoftoi tarifa shtese prej 50% per mallrat Amerikane duke i çuar tarifat për këto mallra ne 84%.

Shtëpia e Bardhë iu referua pauzës 90-ditore si “universale”, me përjashtim të Kinës, dhe nuk iu referua në mënyrë specifike Bashkimit Europian.

Për Shqipërinë dhe Kosovën nuk ndryshon asgjë pas vendimit më të ri të Trump, pasi ishin tashmë në listën e vendeve me një tarifë 10%.