Trump i prerë: Fola me Putinin, nuk ndërmend të sulmojë territoret e NATO-s

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi të premten se nuk beson që presidenti rus Vladimir Putin ka ndërmend të sulmojë territorin e NATO-s.
Në të njëjtën kohë, ai njoftoi se Jared Kushner dhe Steve Witkoff pritet të udhëtojnë në Moskë me një propozim për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
I pyetur në lidhje me rrezikun e një sulmi rus ndaj një vendi anëtar të NATO-s, Trump tha se nuk e konsideron një skenar të tillë të mundshëm, duke theksuar se ka komunikim të drejtpërdrejtë me Putinin dhe se e njeh mirë presidentin rus.
“Putin nuk synon të sulmojë territorin e NATO-s”, u shpreh Trump.
Presidenti amerikan bëri të ditur gjithashtu se të dërguarit e tij, Ëitkoff dhe Kushner, do të shkojnë në Moskë me një propozim që synon përfundimin e luftës.
Sipas Trumpit, nuk bëhet fjalë për një paketë të re propozimesh, por për një plan të drejtpërdrejtë për t’i dhënë fund luftës.
Duke folur për pengesat në procesin e negociatave, Trump përmendi edhe marrëdhëniet e tensionuara mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
“Është një problem personal mes Rusisë dhe Ukrainës. Ata vërtet e urrejnë njëri-tjetrin”, deklaroi Trump, duke iu referuar dy liderëve.
Sipas presidentit amerikan, dërgimi i Witkoffit dhe Kushnerit në Moskë synon të vlerësojë nëse ekziston mundësia për të bërë përparim drejt përfundimit të luftës.
Trump i cilësoi të dy negociatorët si “të shkëlqyer”, duke vlerësuar punën e tyre të deritanishme.
Ai shprehu gjithashtu optimizëm se mund të ekzistojë një mundësi reale për arritjen e një marrëveshjeje mes palëve.
The post Trump i prerë: Fola me Putinin, nuk ndërmend të sulmojë territoret e NATO-s appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



