Trump: Të ndalojmë armët bërthamore/ Presidenti amerikan kërkon bisedime me Rusinë dhe Kinën
Presidenti amerikan Donald Trump propozoi që të mos prodhohen më armë bërthamore dhe shprehu synimin që bashkë me Rusinë dhe Kinën të shkurtojnë shpenzimet e mbrojtjes, për t’i përdorur këto para në mënyrë më produktive. “Kur t’i rregullojmë të gjitha, atëherë dua që një nga takimet e para që dua të kem është me Presidentin [...]Read More...

Presidenti amerikan Donald Trump propozoi që të mos prodhohen më armë bërthamore dhe shprehu synimin që bashkë me Rusinë dhe Kinën të shkurtojnë shpenzimet e mbrojtjes, për t’i përdorur këto para në mënyrë më produktive.
“Kur t’i rregullojmë të gjitha, atëherë dua që një nga takimet e para që dua të kem është me Presidentin Xi të Kinës, Presidentin Putin të Rusisë. Le ta përgjysmojmë buxhetin tonë ushtarak. Nuk ka asnjë arsye që ne të ndërtojmë armë të reja bërthamore, ne tashmë kemi kaq shumë sa mund ta shkatërrojmë botën 100 herë.
Trump firmosi edhe një tjetër urdhër nga Zyra Ovale, për të vendosur tarifa reciproke në mënyrë që të barazohen normat e taksave që vendet e tjera vendosin për importet nga SHBA.
Ai tha se vendet e tjera i kanë trajtuar Shtetet e Bashkuara në mënyrë të padrejtë, mes tyre edhe Bashkimi Europian.
Për qëllime të drejtësisë kam marrë vendimin që do të vendos një tarifë reciproke. Është e drejtë për të gjithë. Asnjë vend tjetër nuk mund të ankohet. Ata na vendosin një taksë ose tarifë dhe ne i vendosim atyre saktësisht të njëjtën gjë”
Megjithatë Trump se vendimi i tij për të tarifa për të gjithë partnerët kryesorë tregtarë të SHBA-së mund të çojë në rritjen e çmimeve në afat të shkurtër.
Përpos tarifave një çështje tjetër e nxehtë ku u ndal Trump ishte edhe lufta Rusi-Ukrainë. Ai iu përgjigj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe tha se Kievi ka patjetër një vend në tryezën e negociatave.
Për fillimin e luftës ai akuzoi paraardhësin e tij Joe Biden. Trump tha se beson se lufta filloi sepse Biden tha se Ukraina mund të anëtarësohej në NATO.
Vendimin për të përjashtuar Rusinë nga grupi G7 pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, Trump e quajti të gabuar dhe shprehur dëshirën që Moska të rikthehet.
Në komente të tjera Trump nuk hoqi dorë as nga ideja që Kanadaja duhet të bëhet shteti i 51 i Shteteve të Bashkuara, teksa kryeministrin kanadez në detyrë, Justin Trudeau e quajti guvernator.
Presidenti amerikan informoi gjithashtu, se afati për mbylljen e TikTok mund të shtyhet, me qëllim për të gjetur një zgjidhje.