Trump thotë se biseda me Zelenskyn ishte shumë e mirë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Trump në një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale Truth Social, e cilësoi thirrjen si “shumë të mirë” dhe zgjati rreth një orë. “Pjesa më e madhe e diskutimit u bazua në thirrjen […] The post Trump thotë se biseda me Zelenskyn ishte shumë e mirë appeared first on Albinfo.

Trump thotë se biseda me Zelenskyn ishte shumë e mirë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Trump në një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale Truth Social, e cilësoi thirrjen si “shumë të mirë” dhe zgjati rreth një orë.

“Pjesa më e madhe e diskutimit u bazua në thirrjen e bërë dje me Presidentin Putin, në mënyrë që të rreshtohen si Rusia ashtu edhe Ukraina për sa i përket kërkesave dhe nevojave të tyre,” shkroi ai.

“Ne jemi shumë në rrugën e duhur”, shtoi Trump.

Trump tha se ai ka kërkuar që Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Waltz “të japin një përshkrim të saktë të pikave të diskutuara”, transmeton albinfo.ch.

The post Trump thotë se biseda me Zelenskyn ishte shumë e mirë appeared first on Albinfo.