“Trump t’i japë fund luftës”/ Vuçiç në podkastin e djalit të presidentit amerikan

Presidenti serb Aaleksandër Vuçiç ka marrë pjesë në podkastin e Donald Tramp Xhunior, djali i madh i presidentit amerikan. Intervista ka ndodhur teksa Donald Trump Jr vizitoi Begodradin. I pyetur si duket rruga drejt paqes në Europën Lindore, pasi Vuçiç I njeh edhe Volodimir Zelenski dhe Vladimir Putin, presidenti serb tha se nëse Trump arrin [...]Read More...

“Trump t’i japë fund luftës”/ Vuçiç në podkastin e djalit të presidentit amerikan

Presidenti serb Aaleksandër Vuçiç ka marrë pjesë në podkastin e Donald Tramp Xhunior, djali i madh i presidentit amerikan.

Intervista ka ndodhur teksa Donald Trump Jr vizitoi Begodradin. I pyetur si duket rruga drejt paqes në Europën Lindore, pasi Vuçiç I njeh edhe Volodimir Zelenski dhe Vladimir Putin, presidenti serb tha se nëse Trump arrin paqen, do të shpëtojë botën.

“Paqja është e rëndësishme për të gjithë ne. si Trump do të kontribuojë që ti japë fund luftës nuk e di, por zoti e bekoftë nëse e bën sepse do të shpëtojë botën. Nuk ishte thjesht një luftë rusi Ukrainë, ishte një luftë ku u përfshi gjysma e botës”, tha Vuçiç.

Ai foli edhe pse situatën e trazuar të Europës dhe pozicionin e Serbisë në kontinent.

“Vendi ynë ishte ekonomia e dytë që u rrit më shpejt në Europë, këtë vit besojmë se do të jemi ekonomia me rritjen më të madhe në Europë”, u shpreh ai.

Në fund, i pyetur për presionin që ka pasur Serbia nga Perëndimi, për t’u distancuar nga Rusia, Vuçiç tha se u qëndron besnik bindjeve të tij.

“Nëse i qëndron ideve të tua, besimeve të tua, askush nuk mund të të lëndojë, këto janë parimet e mira. Unë gjithmonë them atë që mendoj dhe nuk më intereson çfarë thonë të tjerët”.