Trump vendos 50 për qind tarifa ndaj BE, reagon Komisioni Europian

Bashkimi Evropian ka reaguar ashpër ndaj kërcënimeve të reja të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave prej 50% ndaj BE-së, duke rikthyer frikën për një luftë tregtare mes dy palëve. Trump i quajti bisedimet tregtare me Brukselin të dështuara dhe paralajmëroi masa të reja, duke e përfshirë BE-në në një seri kërcënimesh që [...]Read More...

Trump vendos 50 për qind tarifa ndaj BE, reagon Komisioni Europian

Bashkimi Evropian ka reaguar ashpër ndaj kërcënimeve të reja të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave prej 50% ndaj BE-së, duke rikthyer frikën për një luftë tregtare mes dy palëve.

Trump i quajti bisedimet tregtare me Brukselin të dështuara dhe paralajmëroi masa të reja, duke e përfshirë BE-në në një seri kërcënimesh që e kanë shoqëruar mandatin e tij të dytë.

Komisioni Evropian deklaroi se tregtia duhet të bazohet në respekt dhe jo në presion, ndërsa komisioneri për tregtinë, Maros Sefcovic, theksoi se BE është e gatshme të mbrojë interesat e saj.

Edhe vendet anëtare si Franca, Holanda dhe Polonia kanë kritikuar retorikën e Trump, duke kërkuar përshkallëzim, por gjithashtu kanë paralajmëruar se janë të përgatitur për kundërpërgjigje.

Lidhjet tregtare SHBA-BE mbeten të tensionuara, në një kohë kur bota ende përpiqet të ruajë stabilitetin ekonomik global. / abcnews.al