Trump: Vladimir “stop”/ Reagimi për Putin pas sulmeve ruse në Kiev
Pasi sulmi Rus në Kryeqytetin Ukrainas la të vrarë mëngjesin e kësaj të enjteje 10 persona dhe plagosi mbi 90 të tjerë, Presidenti Amerikan Donald Trump i kërkon Vladimir Putin që të ndalë menjëherë luftën dhe të pranojë një marrëveshje paqeje. Trump shkroi në Truth Social “Vladimi Stop” duke shprehur pakënaqësitë e tij me sulmet [...]Read More...

Pasi sulmi Rus në Kryeqytetin Ukrainas la të vrarë mëngjesin e kësaj të enjteje 10 persona dhe plagosi mbi 90 të tjerë, Presidenti Amerikan Donald Trump i kërkon Vladimir Putin që të ndalë menjëherë luftën dhe të pranojë një marrëveshje paqeje. Trump shkroi në Truth Social “Vladimi Stop” duke shprehur pakënaqësitë e tij me sulmet e fundit ndërsa shtoi se 5 mijë ushtarë po vriten çdo javë në këtë konflikt.
Kreu i Shtëpisë së Bardhe zbuti tonet më vonë teksa foli për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se ka një afat për arritjen e një marrëveshjeje, por nuk tregoi se kur është ky afat.
Trump shprehu bindjen se Rusia dhe Ukraina duan paqen dhe u bëri sërish thirrje palëve të ulen në tryezë.
Deklaratat e fundit e Trump vijnë pasi vetëm një ditë më parë kreu i Shtëpisë së Bardhë akuzoi Presidentin Ukrainas Volodymir Zelensky se po pengon një marrëveshje paqeje me Moskën. Shtëpia e Bardhë sinjalizoi se Presidenti Amerikan po humbiste durimin dhe se Washingtoni mund të tërhiqej nga negociatat nëse nuk ka marrëveshje mes palëve.
Sulmi i kësaj të enjteje ishte sulmi më brutali ushtrisë ruse në kryeqytetin e Ukrainës që prej korrikut të vitit të shkuar ku ishin vrarë 11 persona. Vitali Klitcko, kryebashkiaku i Kievit tha se 6 fëmijë ishin në mesin e personave të plagosur që janë dërguar në spital për kujdes të specializuar shëndetësor.
Sulmi Rus shkaktoi 6 zjarre masive ndërsa ekipet e emergjencave civile po vijojnë punën në terren për të nxjerrë trupa që dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja.
Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky shkroi në rrjetin social X se 70 raketa përfshirë ato balistike si dhe 150 dronë goditën kryeqytetin e vendit të tij. Kreu i shtetit Ukrainas tha se kjo është një tjetër dëshmi për mbarë botën që tregon se është Rusia dhe jo Ukraina ajo që nuk e do paqen.
Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky, i cili ndodhej në Afrikën e Jugut këtë të enjte për një vizitë zyrtare ka anuluar të gjitha planet për vizita në këtë vend dhe është kthyer në Kiev pas sulmit brutal Rus./abcnews.al