Trump: Zelensky do të përfshihet në bisedimet për paqe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, “do të përfshihet” në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit të vendit të tij nga Rusia, ndërsa shtoi se “shumë shpejt” mund të takohet edhe me liderin rus, Vladimir Putin. “Nuk ka kohë të caktuar, por mund të ndodhë shumë shpejt”, [...]Read More...

Trump: Zelensky do të përfshihet në bisedimet për paqe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, “do të përfshihet” në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit të vendit të tij nga Rusia, ndërsa shtoi se “shumë shpejt” mund të takohet edhe me liderin rus, Vladimir Putin.

“Nuk ka kohë të caktuar, por mund të ndodhë shumë shpejt”, u tha Trump gazetarëve në bordin e avionit Air Force One.

“Unë mendoj se ai dëshiron t’i japë fund [luftës]. Ata duan ta përfundojnë shpejt. Të dy. Edhe Zelensky”, tha Trump më 16 shkurt.

Duke iu drejtuar gazetarëve në të njëjtën ditë, në një ngjarje sportive në Floridë, Trump tha se Zelensky “do të përfshihet” në bisedimet për paqe.