Trump zgjat edhe një vit ndalimin e hyrjes së anijeve ruse në portet amerikane
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka zgjatur edhe një vit ndalimin e hyrjes së anijeve ruse në portet amerikane. Një dokument i publikuar në Regjistrin Federal të SHBA nga Shtëpia e Bardhë e dëshmon këtë. Dokumenti thotë se urgjenca kombëtare në lidhje me Rusinë u shpall më 21 prill 2022, nën administrimin e [...]Read More...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka zgjatur edhe një vit ndalimin e hyrjes së anijeve ruse në portet amerikane.
Një dokument i publikuar në Regjistrin Federal të SHBA nga Shtëpia e Bardhë e dëshmon këtë.
Dokumenti thotë se urgjenca kombëtare në lidhje me Rusinë u shpall më 21 prill 2022, nën administrimin e presidentit të atëhershëm Joe Biden. Zgjatja aktuale u nënshkrua më 15 prill 2025.
Dekreti thekson gjithashtu se politikat dhe veprimet e qeverisë ruse, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara./abcnews.al