Trumpi emëron politikanin me origjinë serbe si ambasador të SHBA-së në Serbi
Bëhet e ditur ish-prokurori i Përgjithshëm i Arizonës, Mark Brnovich, është emëruar ambasador i Shteteve të Bashkuara në Serbi. Vendimi u bë i ditur nga presidenti Donald Trump të premten, që e cilësoi Brnovichin si përfaqësues të përkushtuar të vlerave amerikane dhe një avokat të fortë për lirinë, në një shkrim në rrjetin social “Truth […] The post Trumpi emëron politikanin me origjinë serbe si ambasador të SHBA-së në Serbi appeared first on Albinfo.

Bëhet e ditur ish-prokurori i Përgjithshëm i Arizonës, Mark Brnovich, është emëruar ambasador i Shteteve të Bashkuara në Serbi.
Vendimi u bë i ditur nga presidenti Donald Trump të premten, që e cilësoi Brnovichin si përfaqësues të përkushtuar të vlerave amerikane dhe një avokat të fortë për lirinë, në një shkrim në rrjetin social “Truth Social”.
“Si bir i refugjatëve që ikën nga komunizmi, Marku do të jetë avokat i fortë për lirinë dhe gjithmonë do të vendosë Amerikën të parën. Urime Mark!”, ka shkruar Trump.
Brnovich ka karrierë të gjatë në fushën e drejtësisë dhe politikës. Ai ka shërbyer si Prokuror i Përgjithshëm i Arizonës për dy mandate, nga viti 2015 deri në 2023, dhe ka pasur rol të rëndësishëm në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e konsumatorëve.
Me origjinë nga ish-Jugosllavia, Brnovich ka rrënjë familjare në Mal të Zi dhe Kroaci, ndërsa prindërit i ka serbë. Ai ka studiuar shkencat politike në Universitetin Shtetëror të Arizonës dhe ka përfunduar studimet juridike në Universitetin e San Diegos. Përveç karrierës së tij ligjore, ai ka shërbyer edhe në Gardën Kombëtare të Ushtrisë Amerikane.
Brnovich ka qenë figurë aktive në politikën amerikane, duke u përpjekur të sigurojë nominimin republikan për Senatin në zgjedhjet e vitit 2022, por pa sukses. Pas përfundimit të mandatit si prokuror, ai iu bashkua një kompanie të njohur ligjore.
Në detyrën e re si ambasador në Serbi, Brnovich do ta zëvendësojë Christopher Hillin ndërsa pritet të ketë rol kyç në marrëdhëniet SHBA-Serbi, veçanërisht në çështjet diplomatike dhe politike që lidhen me rajonin e Ballkanit.
Brnovich është i martuar me Susan Brnovichin, gjyqtare federale për Gjykatën e Qarkut të Shteteve të Bashkuara për Distriktin e Arizonës. Ata kanë dy vajza së bashku. Ai është anëtar aktiv i komunitetit ortodoks serb në Phoenix.
The post Trumpi emëron politikanin me origjinë serbe si ambasador të SHBA-së në Serbi appeared first on Albinfo.