“Trupa në kufi me Meksikën! Kartelet, organizata terroriste”, Trump: Përdorim ushtrinë brenda SHBA. I referohet një akti të shekullit 18

“Periudha e artë e Amerikës po fillon tani!” Kështu e filloi fjalimin e tij inaugurues Donald Trump, presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara, teksa iu referua kësaj dite si dita e çlirimit. “Peshorja e drejtësisë do të ribalancohet. Përdorimi i egër, i dhunshëm dhe i padrejtë i Departamentit të Drejtësisë dhe qeverisë do të [...]Read More...

“Trupa në kufi me Meksikën! Kartelet, organizata terroriste”, Trump: Përdorim ushtrinë brenda SHBA. I referohet një akti të shekullit 18

“Periudha e artë e Amerikës po fillon tani!”

Kështu e filloi fjalimin e tij inaugurues Donald Trump, presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara, teksa iu referua kësaj dite si dita e çlirimit.

“Peshorja e drejtësisë do të ribalancohet. Përdorimi i egër, i dhunshëm dhe i padrejtë i Departamentit të Drejtësisë dhe qeverisë do të marrë fund.”

Presidenti i ri amerikan do të deklarojë gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara dhe do të dërgojë trupa për të përballuar fluksin e emigrantëve.

Ai gjithashtu do të cilësojë si organizata terroriste kartelet e drogës poshtë kufirit jugor, përcaktim që është përdorur më parë për Al Kaeda apo Hezbollah.

“Si komandant i përgjithshëm, unë nuk kam përgjegjësi më të lartë se të mbroj vendin tonë nga kërcënimet dhe pushtimet. Së pari do të shpall një emergjencë kombëtare në kufirin tonë jugor. Unë do të dërgoj trupa për të zmbrapsur pushtimin katastrofik të vendit tonë. Sipas urdhrave që unë nënshkruaj sot, ne gjithashtu do t’i caktojmë kartelet si organizata të huaja terroriste.”

Trump njoftoi edhe politikat e tij për t’i dhënë fund gjinisë së tretë.

“Nga sot, tani e tutje do të jetë politika zyrtare e qeverisë së Shteteve të Bashkuara që ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër. Kjo do të ndodhë këtë javë. Ne do të krijojmë një shoqëri që është e verbër ndaj ngjyrave dhe e bazuar në merita”

Siç kishte lajmëruar edhe më parë, Trump u zotua që të ndryshojë emrin e Gjirit të Meksikës në Gjiri i Amerikës dhe të marrë Kanalin e Panamasë

Trump u zotua që ta bëjë Amerikën një komb të pasur sërish. Në fjalimin e tij, nuk mungoi asnjë koment për dy atentatet e dështuara që iu bënë gjatë fushatës. “Zoti më la gjallë për një arsye”, tha Donald Trump, për të shpalosur më pas gjithë planin e tij për mandatin e dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë./abcnews.al