Trupi i Papa Françeskut do të zhvendoset në bazilikën e Shën Pjetrit për nderime publike
Dhjetëra mijëra njerëz kanë arritur në Vatikan gjatë dy ditëve të fundit për të nderuar Papa Françeskun, i cili vdiq të hënën e Pashkëve në moshën 88-vjeçare. Arkivoli që mban trupin e Papa Françeskut do të merret sot nga Casa Santa Marta ku ai vdiq, për në Bazilikën e Shën Pjetrit. Ai do të qëndrojë [...]Read More...

Dhjetëra mijëra njerëz kanë arritur në Vatikan gjatë dy ditëve të fundit për të nderuar Papa Françeskun, i cili vdiq të hënën e Pashkëve në moshën 88-vjeçare.
Arkivoli që mban trupin e Papa Françeskut do të merret sot nga Casa Santa Marta ku ai vdiq, për në Bazilikën e Shën Pjetrit. Ai do të qëndrojë atje deri në varrimin e tij të shtunën, duke u dhënë njerëzve një shans për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Papa Françesku do të varroset në Bazilikën e Shën Marisë Major, duke e bërë atë Papën e parë që nga Leo XIII, i cili vdiq në vitin 1903, që do të varroset jashtë Vatikanit.
Presidenti amerikan, Donald Trump, kryeministri britanik, Keir Starmer presidenti francez, Emmanuel Macron dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky janë ndër liderët botërorë që do të marrin pjesë në funeralin. Pallati Kensington ka njoftuar gjithashtu se Princi William do të udhëtojë në Vatikan në emër të babait të tij, mbretit Charles.