Tusk: Kërkesat e Rusisë, të paturpshme. Nuk mund të pajtohemi me kapitullimin e Ukrainës

Udhëheqësit evropianë nuk mund të pranojnë kapitullimin e Ukrainës. Kështu deklaroi të mërkurën kryeministri polka Donald Tusk përpara një takimi virtual të ldierëve të BE-së për të diskutuar luftën pas hapave të presidentit amerikan Donald Trump ndaj Moskës. “Ne nuk mund të pajtohemi me kapitullimin e Ukrainës ndaj kërkesave të paturpshme të Rusisë, sido që [...]Read More...

Tusk: Kërkesat e Rusisë, të paturpshme. Nuk mund të pajtohemi me kapitullimin e Ukrainës

Udhëheqësit evropianë nuk mund të pranojnë kapitullimin e Ukrainës. Kështu deklaroi të mërkurën kryeministri polka Donald Tusk përpara një takimi virtual të ldierëve të BE-së për të diskutuar luftën pas hapave të presidentit amerikan Donald Trump ndaj Moskës.

“Ne nuk mund të pajtohemi me kapitullimin e Ukrainës ndaj kërkesave të paturpshme të Rusisë, sido që ne e quajmë atë, duke përfshirë ato territoriale”, tha Tusk.

Anëtarët e Këshillit të BE-së të liderëve kombëtarë do të dëgjojnë një përmbledhje nga presidenti francez Emmanuel Macron lidhur me atë që ka diskutuar me homologun amerikan gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë.

Macron dhe Trump shfaqën dallime të forta të hënën në qasjen e tyre ndaj Ukrainës, duke ekspozuar një ndarje midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës mbi ofertën e Trump për një marrëveshje të shpejtë armëpushimi me Rusinë.

“Ne të gjithë shpresojmë për një fund të shpejtë të luftës dhe Evropa dëshiron të ketë pozicionin më të qartë të mundshëm”, tha Tusk.

Ai shtoi se ndërsa Polonia nuk do të dërgonte ushtarë në një mision paqeruajtës të ardhshëm në Ukrainë, ajo ishte e gatshme të ofrojë çdo ndihmë logjistike edhe në një shkallë më të madhe, nëse ka një nevojë të tillë”./abcnews.al