Tusk: Ukraina, Evropa dhe SHBA duhet të punojnë së bashku për krijuar paqen

Kryeministri polak Donald Tusk tha se Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë me Evropën dhe Ukrainën për të krijuar një “paqe të drejtë” pas luftës trevjeçare me Rusinë. “Gjithçka që na nevojitet është paqja. Vetëm paqe. Ukraina, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë së bashku për këtë. Së bashku”, ka shkruar Tusk në [...]Read More...

Tusk: Ukraina, Evropa dhe SHBA duhet të punojnë së bashku për krijuar paqen

Kryeministri polak Donald Tusk tha se Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë me Evropën dhe Ukrainën për të krijuar një “paqe të drejtë” pas luftës trevjeçare me Rusinë.

“Gjithçka që na nevojitet është paqja. Vetëm paqe. Ukraina, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë së bashku për këtë. Së bashku”, ka shkruar Tusk në platformën X.

Tusk foli në telefon me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa, kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministrin suedez Ulf Kristersson dhe liderin e opozitës konservatore gjermane Friedrich Merz.

Tusk vuri në dukje se pas këtyre bisedimeve, mesazhi është i qartë: Ukraina, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara duhet të jenë plotësisht të bashkuara dhe të marrin pjesë në negociatat e paqes.

Presidenti amerikan Donald Trump foli me presidentin rus Vladimir Putin të mërkurën, pasuar nga një bisedë me udhëheqësin ukrainas Volodymyr Zelensky. Zelenskyy dje shprehu besimin e tij se Bashkimi Evropian duhet të jetë palë në procesin e negociatave për zgjidhjen e luftës në Ukrainë./abcnews.al