“Tym” i bardhë në negociata/ Gjermania drejt zyrtarizimit të koalicionit për formimin e qeverisë
GJERMANI– Disa ditë pas përfundimit të zgjedhjeve në Gjermani, krerët politikë të CDU/CSU dhe SPD kanë arritur marrëveshje paraprake për çështjet qendrore dhe sipas mediave gjermane tani synojnë të fillojnë negociatat konkrete të koalicionit për formimin e qeverisë. “Ne kemi arritur marrëveshje për një sërë çështjesh thelbësore,” tha kreu i grupit parlamentar të CDU/CSU, Friedrich [...]Read More...

GJERMANI– Disa ditë pas përfundimit të zgjedhjeve në Gjermani, krerët politikë të CDU/CSU dhe SPD kanë arritur marrëveshje paraprake për çështjet qendrore dhe sipas mediave gjermane tani synojnë të fillojnë negociatat konkrete të koalicionit për formimin e qeverisë.
“Ne kemi arritur marrëveshje për një sërë çështjesh thelbësore,” tha kreu i grupit parlamentar të CDU/CSU, Friedrich Merz, pas raundit vendimtar të konsultimeve në Berlin.
Të dyja palët ranë dakord për refuzimin e azilkërkuesve në kufi, një kërkesë thelbësore e Unionit, për të cilën SPD kishte kohë që kishte rezerva.
Merz beson se kontrollet kufitare duhet të zgjerohen “masivisht”.
Për të rritur perfomancën ekonomike, CDU/CSU dhe SPD duan të krijojnë stimuj për investime dhe të iniciojnë një reformë tatimore të korporatave.
“Këto masa mbajnë nënshkrimin tonë të përbashkët,” tha Merz.
Kreu i SPD, Lars Klingbeil bisedimet i cilësoi si tejet “konstruktive”. Për kreun e CSU Markus Söder nuk kishte fitues dhe humbës në bisedime, por partnerë të rinj./abcnews.al