U akuzua se qëlloi shokun, Asap Rocky shpallet i pafajshëm
Ky është momenti epik kur A$AP Rocky vrapon për të përqafuar gruan e tij, Rihanna që qante pasi ai u shpall i pafajshëm. Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayer, u pushtua nga emocionet teksa në sallë u lexua vendimi që e shaplli të pafajshëm. Sapo mori vesh lajmin, reperi u hodh […]

Ky është momenti epik kur A$AP Rocky vrapon për të përqafuar gruan e tij, Rihanna që qante pasi ai u shpall i pafajshëm. Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayer, u pushtua nga emocionet teksa në sallë u lexua vendimi që e shaplli të pafajshëm. Sapo mori vesh lajmin, reperi u hodh në krahët e familjes së tij.
Ylli i repit po përballej me dy akuza për sulm me armë zjarri gjysmë automatike pasi u akuzua më 15 gusht 2022. Ai u akuzua se kishte qëlluar disa herë mikun e tij A$AP Relli në një përplasje të Hollivudit në vitin 2021. Në momentin kur ai doli para togave të zeza, Rihanna po e ndiqte nga reshti i parë, së bashku me nënën dhe motrën e Rocky-t, Erika B.
Me të dëgjuar vendimin, Rocky u hodh dhe vrapoi për të përqafuar familjen e tij. Ndërsa anëtarët e jurisë dolën një nga një, reperi u dëgjua duke i thënë: Faleminderit, më shpëtuat jetën!
Edhe partnerja e Rocky-t dhe nëna e dy djemve të tij, Rihanna u përlot dhe i dha avokatit të tij mbrojtës Joe Tacopina, një përqafim të madh. Ajo postoi në Instagram duke shkruar: Lavdia i takon Zotit dhe vetëm Zotit! Falënderuese dhe e përulur nga mëshira e tij.
Me një dënim, Rocky mund të kishte përfunduar më shumë se 24 vite në burg.