U arrestua në Zvicër, prokuroria kërkon paraburgim për Noizyn

Reperi Noizy i cili u arrestua të shtunën e kaluar (5 korrik) nga policia zvicerane në aeroportin e Cyrihut, duket se do t’i vazhdohet arresti pasi ndaj tij është kërkuar edhe masa e paraburgimit. Sipas medias zvicerane në shqip LeCanton27.ch, arrestimi i tij u bë me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të…

U arrestua në Zvicër, prokuroria kërkon paraburgim për Noizyn
Reperi Noizy i cili u arrestua të shtunën e kaluar (5 korrik) nga policia zvicerane në aeroportin e Cyrihut, duket se do t’i vazhdohet arresti pasi ndaj tij është kërkuar edhe masa e paraburgimit.

Sipas medias zvicerane në shqip LeCanton27.ch, arrestimi i tij u bë me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda të Dhunshme, e cila njoftoi se 38-vjeçari akuzohet për disa vepra penale.

“Prokuroria Publike po zhvillon procedura penale kundër reperit shqiptar…” , ka deklaruar sot për gazetën zvicerane ne shqip LeCanton27.ch Erich Wenzinger zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Lartë Publik dhe Departamentit te Drejtësisë te Punëve të Brendshme.

Po ashtu kjo Prokurori Publike ka paraqitur një padi në Gjykatën e Masave Shtrënguese-ZMG.

Megjithatë, thuhet se ende nuk është shpallur një vendim. “Për më tepër, nuk mund të japim informacione të mëtejshme për shkak hetimeve dhe procedurave në vazhdim, deri në shpalljen e një vendimi përfundimtar”, theksohet mes tjerash.