U kërkua marrëveshje politike, a do të ketë nesër zgjidhje në Kuvend?

Nesër nga ora 10:00 për të pestën herë do të tentohet konstituimi i legjislaturës së re. Edhe seanca e së martës sikurse tre të tjera që u mbajtën për çdo 48 orë u ndërprenë në mungesë të numrave të Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo e fundit kërkoi një ditë më parë marrëveshje politike për të gjetur zgjidhjen

U kërkua marrëveshje politike, a do të ketë nesër zgjidhje në Kuvend?

Nesër nga ora 10:00 për të pestën herë do të tentohet konstituimi i legjislaturës së re.

Edhe seanca e së martës sikurse tre të tjera që u mbajtën për çdo 48 orë u ndërprenë në mungesë të numrave të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo e fundit kërkoi një ditë më parë marrëveshje politike për të gjetur zgjidhjen për kandidatin për kryeparlamentar.

Siç tha Glauk Konjufca, kjo kërkesë vjen për të gjetur shumicën, në mënyrë që të mos përsëritet situata e njëjtë e bllokimit për konstituim.

”Ne kërkojmë kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë”, tha ai.