U la në detyrim paraqitje, Berisha thotë se do ta zbatojë vendimin e Gjykatës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë me dije se do të zbatojë vendimin e Gjykatës së Apelit dhe masën e sigurisë detyrim paraqitje dy herë në muaj. Ai tha se të hënën e 6 janarit do të paraqitet pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). “Vendim pa asnjë bazeë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë me dije se do të zbatojë vendimin e Gjykatës së Apelit dhe masën e sigurisë detyrim paraqitje dy herë në muaj.
Ai tha se të hënën e 6 janarit do të paraqitet pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
“Vendim pa asnjë bazeë ligjore, pilulëe elektorale peër Edi Ramën, përpjekje e dështuar e organizatës kriminale SKAPI i partisë për të justifikuar veprën e tyre dhe dëshmi e re e kontrollit të plotë të SKAPI-t nga Edi Rama. Vendimin do ta respektoj se unë çështjen e kam në Straburg”, tha Berisha.