U shfaq e pikëlluar në Top Channel, Rudina Dembacaj tregon çfarë i ndodhi para intervistës
Aktorja Rudina Dembacaj pas një interviste në televizion, është dashur të bëjë një reagim për ndjekësit dhe fansat e saj. Kjo pasi ka marrë shumë komente se përse Rudina ishte shfaqur shumë e trishtuar dhe mërzitur gjatë intervistës në Top Channel. Aktorja ka sqaruar se ka qenë shumë e mërzitur pasi gjysmë ore më parë […]

Aktorja Rudina Dembacaj pas një interviste në televizion, është dashur të bëjë një reagim për ndjekësit dhe fansat e saj.
Kjo pasi ka marrë shumë komente se përse Rudina ishte shfaqur shumë e trishtuar dhe mërzitur gjatë intervistës në Top Channel.
Aktorja ka sqaruar se ka qenë shumë e mërzitur pasi gjysmë ore më parë kishte marrë lajmin se nusja e axhës kishte ndërrur jetë. Një njeri shumë i shtrenjtë për atë, si tregon dhe Dembacaj.
“Kam marrë shumë mesazhe për intervistën tim në Top Channel ku ju jam dukur shumë e mërzitur dhe shumë e trishtume. Arsyeja është se unë gjys orë para intervistës mora vesh se nusja e axhës ka ndërruar jetë.
Për mua është një njëri, ndjes pastë shumë i shtrenjtë, e kam dashur shumë, i ka shërbyer shumë prindërve të mi, në moment që im atë, zbuluam sëmundjen e tij, prindërit e mi u zhvendosën në fshat dhe për 8 muaj jetuan me nusen e axhës dhe me djalin e axhës.
Për mua familja dhe farefisi janë jashtëzakonisht të rëndësishëm. Ju falenderoj për merakun.”