“UÇK, UÇK” – Momenti kur Hashim Thaçi del nga QKUK pasi e vizitoi babain e tij
Ish-presidenti Hashim Thaçi ka vizituar babain e tij të sëmurë i cili ndodhet në QKUK. Ai është pritur me duartrokitje e brohoritje “UÇK”, ndërsa ai i ka përshëndetur qytetarët që ishin mbledhur jashtë klinikës. Thaçit i është aprovuar kërkesa nga Dhomat e Specializuara në Hagë, pas tri refuzimeve të një pasnjëshme. Kujtojmë se në refuzimet

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka vizituar babain e tij të sëmurë i cili ndodhet në QKUK.
Ai është pritur me duartrokitje e brohoritje “UÇK”, ndërsa ai i ka përshëndetur qytetarët që ishin mbledhur jashtë klinikës.
Thaçit i është aprovuar kërkesa nga Dhomat e Specializuara në Hagë, pas tri refuzimeve të një pasnjëshme.
Kujtojmë se në refuzimet e mëhershme, Specialja vlerësonte se gjendja e babait të Thaçit nuk është aq e rëndë.
Kjo është mbajtur krejtësisht fshehtë nga gjykata për shkak se, sipas Prokurorisë, Thaçi ka ndikim të madh politik në Kosovë.