U.D. Kryeprokurori i Shtetit takohet me shefin e EULEX-it, flasin për ruajtën e pavarësisë institucionale dhe reformën në drejtësi

Welcome to Kosova Today

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi e ka pritur në takim pune shefin e misionit të EULEX-it, z. Giovanni Pietro Barbano. Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori i Shtetit dhe shefi i EULEX-it zhvilluan diskutime lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë. “Konkretisht në këtë takim […]

U.D. Kryeprokurori i Shtetit takohet me shefin e EULEX-it, flasin për ruajtën e pavarësisë institucionale dhe reformën në drejtësi

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi e ka pritur në takim pune shefin e misionit të EULEX-it, z. Giovanni Pietro Barbano.

Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori i Shtetit dhe shefi i EULEX-it zhvilluan diskutime lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

“Konkretisht në këtë takim u diskutua edhe për mbështetjen e EULEX-it në ruajtën e pavarësisë institucionale, si dhe ecurinë dhe sfidat në zbatimin e deklaratës së përbashkët të zotimit lidhur me reformën në drejtësi”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Komunikim Publik në ZKPSH.

Poashtu, në këtë takim ZKPSH thotë se “u diskutua edhe për menaxhimin e situatës dhe mbarëvajtjes së punës në Prokurorinë Themelore në Mitrovicës pas ofrimit të dorëheqjeve të prokurorëve të nacionalitetit serb”.

“Bashkëbiseduesit patën diskutime edhe për luftimin e veprave penale që ndërlidhën me pastrimin e parave, nevojën për rritjen e numrit dhe mbështetjes për mbrojtësit e viktimave të krimit, si dhe çështje të tjera profesionale me interes të përbashkët”.

“U.D. Kryeprokurori Kelmendi ka vlerësuar rolin, përkushtimin dhe mbështetjen e Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhënë në vazhdimësi për institucionin e Prokurorit të Shtetit, me ç’rast ka shprehur gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen me qëllim të arritjes së sukseseve të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Ushtruesi Kryeprokurorit Shtetit Besim Kelmendi EULEX Giovanni Pietro Barbano Kryeprokurori Kosov Konkretisht Komunikim Publik ZKPSH Poashtu Prokurorin Themelore Mitrovic Bashk Misionit Sundimin Ligjit Prokurorit

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Ushtruesi Kryeprokurorit Shtetit Besim Kelmendi EULEX Giovanni Pietro Barbano Kryeprokurori Kosov Konkretisht Komunikim Publik ZKPSH Poashtu Prokurorin Themelore Mitrovic Bashk Misionit Sundimin Ligjit Prokurorit

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online