Udhëheqësja e Konsullatës së Kosovës viziton ansamblin “Gëzuar” në Gjenevë
Udhëheqësja e Konsullatës së Republikës së Kosovës Gjenevë ka realizuar një vizitë të veçantë pranë ansamblit të këngëve dhe valleve “Gëzuar”, duke shprehur vlerësimin e saj të thellë për punën e palodhshme që bëhet në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare në diasporë, shkruan Albinfo.ch. Gjatë vizitës, ajo pati mundësinë të shohë nga afër angazhimin […] The post Udhëheqësja e Konsullatës së Kosovës viziton ansamblin “Gëzuar” në Gjenevë appeared first on Albinfo.

Udhëheqësja e Konsullatës së Republikës së Kosovës Gjenevë ka realizuar një vizitë të veçantë pranë ansamblit të këngëve dhe valleve “Gëzuar”, duke shprehur vlerësimin e saj të thellë për punën e palodhshme që bëhet në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare në diasporë, shkruan Albinfo.ch.
Gjatë vizitës, ajo pati mundësinë të shohë nga afër angazhimin e brezave të rinj që, përmes këngës dhe valles, mbajnë gjallë trashëgiminë tonë kulturore. “Kënaqësi e madhe të shohësh brezat e rinj duke kërcyer me pasion e dashuri vallen e bukur shqipe, një dëshmi e gjallë se trashëgimia jonë po jeton dhe po përcillet me krenari,” u shpreh Floreta Kabashi – Ademaj.
Ajo shprehu mirënjohjen e saj të veçantë për udhëheqësin e ansamblit, z. Fadil Avdija, si dhe për gjithë kryesinë, prindërit dhe komunitetin që mbështet këtë iniciativë kulturore me përkushtim të madh.
“Falemnderit që po bartni me përkushtim këtë trashëgimi të çmuar tek gjeneratat e reja,” përfundoi konsullja në fjalën e saj.
Ansambli “Gëzuar” në Gjenevë për vite me radhë ka qenë një pikë referimi për komunitetin shqiptar në Zvicër, duke luajtur një rol kyç në ruajtjen e identitetit kombëtar përmes artit dhe kulturës, transmeton albinfo.ch.
The post Udhëheqësja e Konsullatës së Kosovës viziton ansamblin “Gëzuar” në Gjenevë appeared first on Albinfo.