Ukraina dhe SHBA pritet të nënshkruajnë të mërkurën marrëveshjen për mineralet e rralla

Ukraina pritet të nënshkruajë një marrëveshje për mineralet e rralla me Shtetet e Bashkuara të mërkurën. Mediat e huaja kanë ndarë detaje për takimin që do të zhvillohet ditën e nesërme në Shtëpinë e Bardhë. Ministrja ukrainase e Ekonomisë, Julia Svyrydenko, do të jetë në SHBA për të nënshkruar dokumentin. SHBA dhe Ukraina janë përpjekur [...]Read More...

Ukraina dhe SHBA pritet të nënshkruajnë të mërkurën marrëveshjen për mineralet e rralla

Ukraina pritet të nënshkruajë një marrëveshje për mineralet e rralla me Shtetet e Bashkuara të mërkurën.

Mediat e huaja kanë ndarë detaje për takimin që do të zhvillohet ditën e nesërme në Shtëpinë e Bardhë. Ministrja ukrainase e Ekonomisë, Julia Svyrydenko, do të jetë në SHBA për të nënshkruar dokumentin.

SHBA dhe Ukraina janë përpjekur vazhdimisht që të arrijnë një marrëveshje për burimet natyrore që do t’i jepte Uashingtonit qasje në pasuritë minerale të pashfrytëzuara të Kievit në këmbim të investimeve.

Trump që në momentin që ka ardhur në pushtet në mandatin e tij të dytë si Presidenti i 47-të i SHBA-ve, e ka kërkuar marrëveshjen në mënyrë që Ukraina të kthejë mbrapsht  ndihmën që SHBA-ja i ka ofruar Ukrainës që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të vendit, në shkurt 2022.

Megjithatë detaje e hollësishme të marrëveshjes nuk janë bërë publike.  Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky pritej të nënshkruante marrëveshjen gjatë udhëtimit të tij në Uashington në shkurt, por marrëveshja mbeti e panënshkruar kur ajo vizitë u ndërpre pas takimit të tensionuar të Zyrës Ovale./abcnews.al