“Ukraina nuk është përjashtuar nga bisedimet”, Putin: Të zhvillojmë negociatat për t’i dhënë fund luftës
Presidenti rus, Vladimir Putin është shprehur se i ka thënë homologut amerikan Donald Trump se Ukraina duhet të përfshihet në negociatat për t’i dhënë fund luftës. Ai thotë se gjatë telefonatës, presidenti amerikan tha: “Sigurisht, Shtetet e Bashkuara dalin nga [qëndrimi] se procesi i negociatave do të ndodhë me pjesëmarrjen e Rusisë dhe Ukrainës”. “Askush [...]Read More...

Presidenti rus, Vladimir Putin është shprehur se i ka thënë homologut amerikan Donald Trump se Ukraina duhet të përfshihet në negociatat për t’i dhënë fund luftës.
Ai thotë se gjatë telefonatës, presidenti amerikan tha: “Sigurisht, Shtetet e Bashkuara dalin nga [qëndrimi] se procesi i negociatave do të ndodhë me pjesëmarrjen e Rusisë dhe Ukrainës”.
“Askush nuk po e përjashton Ukrainën nga ky proces,” shtoi ai.
Putin gjithashtu deklaroi se qëllimi i bisedimeve SHBA-Rusi në Arabinë Saudite ishte “rivendosja” e marrëdhënieve dypalëshe. Sipas Putin, pa rritje të besimit mes Rusisë dhe SHBA-së, është e pamundur që të zgjidhen çështjet, përfshirë luftën në Ukrainë./abcnews.al