“Ukraina po lufton për paqe”, Zelensky-Rusisë: Ata që duan negociata nuk i godasin njerëzit me raketa

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky nëpërmjet një statusi në platformën X, ka akuzuar Rusinë për sulmet e kësaj të fundit ndaj Ukrainës. “Ukraina po lufton për një jetë normale dhe të sigurt, dhe për paqen të cilën meriton, për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne duam që kjo luftë të përfundojë. Por Rusia vazhdon [...]Read More...

“Ukraina po lufton për paqe”, Zelensky-Rusisë: Ata që duan negociata nuk i godasin njerëzit me raketa

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky nëpërmjet një statusi në platformën X, ka akuzuar Rusinë për sulmet e kësaj të fundit ndaj Ukrainës.

“Ukraina po lufton për një jetë normale dhe të sigurt, dhe për paqen të cilën meriton, për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne duam që kjo luftë të përfundojë. Por Rusia vazhdon terrorin e saj ajror. Gjatë javës së kaluar, më shumë se 1,050 drone sulmuese, pothuajse 1,300 bomba dhe më shumë se 20 raketa u hodhën kundër Ukrainës për të shkatërruar qytete dhe për të vrarë njerëz. Nëse doni bisedime, mos i sulmoni njerëzit me raketa balistike. Për ta bërë Rusinë të ndalojë sulmet, ne kemi nevojë që bota të jetë më e bashkuar dhe më e fortë,” shton Zelensky.

“Ata që duan negociata nuk i godasin qëllimisht njerëzit me raketa balistike,” thotë ai.

Më herët autoritetet ukrainase thanë se pesë persona u plagosën në sulmet ruse në rajonin e Donetsk gjatë 24 orëve të fundit, të cilat kanë dëmtuar ose shkatërruar dhjetëra shtëpi.

Pesë u vranë në rajonin jugor të Khersonit dhe 13 të tjerë u plagosën, duke përfshirë tre oficerë policie që po evakuonin trupin e një 63-vjeçari të vrarë në një sulm me dron.

/abcnews.al/