Ukraina rrit importet e armëve
Tregtia globale e armëve mbetet e qëndrueshme, por lista e blerësve ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Kështu del nga raporti i fundit i institutit suedez SIPRI. Fjalia qendrore e raportit aktual nga Instituti i njohur Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm – shkurt SIPRI– mund të jetë befasuese në shikim të parë: eksportet globale [...]Read More...

Tregtia globale e armëve mbetet e qëndrueshme, por lista e blerësve ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Kështu del nga raporti i fundit i institutit suedez SIPRI.
Fjalia qendrore e raportit aktual nga Instituti i njohur Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm – shkurt SIPRI– mund të jetë befasuese në shikim të parë: eksportet globale të armëve janë në stanjacion dhe pothuajse nuk kanë ndryshuar në krahasim me periudhën 2010-2019. Por kur shikohen vende të veçanta, ndryshimet dramatike gjeopolitike që shqetësojnë aktualisht botën bëhen të dukshme.
Ukrainaështë tani, në periudhën 2020-2024, blerësi më i madh i armëve të rënda në botë. Krahasuar me vitet 2015-2019, ky vend i sulmuar nga Rusia në vitin 2022, i rriti pothuajse njëqindfish importet – fakt ky që në vetvete është i frikshëm. Pothuajse nëntë për qind e totalit të eksporteve globale të armëve përfunduan në Ukrainë.
Agresioni rus dhe frika nga Amerika
Në të njëjtën kohë, importet e armëve në vendet e tjera evropiane u rritën me 155 për qind. Kjo është gjithashtu një pasojë e drejtpërdrejtë e agresionit rus që filloi në shkurt 2022. Përveç kësaj, sipas studiuesve suedezë, arsyeja për këtë rritje është pasiguria në lidhje me zhvillimin e politikës së jashtme amerikane. Mathew George, një nga autorët e raportit të ri SIPRI, thotë: “Shifrat e reja të transferimit të armëve pasqyrojnë një forcim të armatimeve në vendet evropiane në përgjigje të kërcënimit të ri nga Rusia. Nga ana tjetër, disa nga importuesit më të mëdhenj të armëve në botë, si Arabia Saudite, Kina dhe India, kanë parë rënie më të madhe të importeve, pavarësisht rritjes së perceptimit të kërcënimit edhe në rajonet e tyre”.
SHBA – deri tani mbështetësi më i madh i Ukrainës
Sipas të njëjtit raport, 35 vende morën pjesë në dërgesat e armëve në Ukrainë gjatë periudhës në shqyrtim. Midis 2020 dhe 2024, Ukraina mori 8.8 për qind të totalit të eksporteve botërore. SHBAsiguroi 45 për qind të të gjitha dërgesave, Gjermania 12 për qind dhe Polonia 11 për qind. Këto raporte tregojnë qartë se çfarë ndryshimesh mund të ndodhin nëse SHBA, nën Presidentin e ri Donald Trump, do të tërhiqej plotësisht nga mbështetja ushtarake për Ukrainën.
Ndër dhjetë importuesit më të mëdhenj të armëve në botë në periudhën 2020-2024, Ukraina ishte i vetmi vend evropian, megjithëse edhe vendet e tjera evropiane rritën ndjeshëm porositë dhe dërgesat e tyre të armëve.
SIPRI: SHBA do të vazhdojë të furnizojë Evropën
Pieter Wezeman, një studiues në Institutin e Stokholmit, thotë: “Pasi Rusia u bë gjithnjë e më agresive dhe marrëdhëniet transatlantike ishin tashmë nën presion gjatë mandatit të parë presidencial të Donald Trump, vendet evropiane të NATO-s filluan të reduktojnë varësinë e tyre nga importet dhe të forcojnë industritë e tyre ushtarake. Trump mori detyrën sërish në janartë këtij viti, dhe pas një grindjeje të paprecedentë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ai ka ndërprerë ndihmën ushtarake për Ukrainën. Mbështetja mbetet e pasigurt, por pritet që SHBA të vazhdojë me furnizimin e Evropës.
SHBA mbetet eksportuesi kryesor, Rusia bie në renditje
SHBA mbetet eksportuesi më i madh i armëve në botë: 43 për qind e totalit të tregtisë globale të armëve vjen nga Shtetet e Bashkuara, të cilat furnizuan 107 vende midis 2020 dhe 2024. Mathew George thotë: “SHBA është në një pozicion unik kur bëhet fjalë për eksportet e armëve – pjesa e tyre është më shumë se katër herë më e madhe se ajo e eksportuesit të dytë më të madh, Francës.”
Nga ana tjetër, Rusia uli eksportet e saj të armëve me 63 për qind midis 2015 dhe 2024. Në periudhën 2021 dhe 2022 eksportet e saj totale ishin më të ulëtat në dy dekadat e fundit. Nuk është për t’u habitur, sepse ishte e qartë se ajo tashmë po përgatitej për luftë, kështu që Rusia preferoi të forconte më shumë kapacitetet e veta ushtarake sesa t’u shiste armë të tjerëve.
Shkencëtari i SIPRI Pieter Wezeman thotë: “Lufta kundër Ukrainës përshpejtoi më tej rënien e eksporteve të armëve ruse pasi tani nevojiteshin më shumë armë në fushat e betejës. Përveç kësaj, sanksionet e kanë bërë të vështirë për Rusinë prodhimin dhe shitjen e armëve.” Kur Rusia eksportonte armë, blerësit kryesorë ishin Kina dhe India.
Shtetet e Gjirit dhe Azia
Katër nga dhjetë importuesit kryesorë të armëve midis 2020 dhe 2024 ishin vendet e Gjirit Persik: Katari, Arabia Saudite, Egjipti dhe Kuvajti. Katër të tjera vijnë nga Azia dhe Oqeania:India, Pakistani, Japonia dhe Australia. Siemon Wezeman është i befasuar që nuk po i kushtohet më shumë vëmendje kësaj: “Ndërsa dërgesat e armëve në Evropë dhe Lindjen e Mesme tërheqin vëmendjen më të madhe të medias, Azia dhe Oqeania mbeten rajonet me importet më të mëdha të armëve në botë.”
Pavarësisht luftës në Rripin e Gazës, e cila filloi në tetor 2023, importet e armëve në Izrael midis 2015 dhe 2024 mbetën pothuajse të pandryshuara. Sipas raportit të SIPRI, për operacionet e tij ushtarake që nga fillimi i konfliktit, Izraeli ka përdorur kryesisht armë që i ishin dorëzuar kryesisht nga SHBA-ja.
Vëllimi dhe struktura e shitjeve
Përfundim: tregtia globale e armëve është në stanjacion në vëllimin e përgjithshëm, por struktura midis marrësve të armëve po ndryshon në mënyrë drastike. Ndërsa ndryshimet po ndodhin me shpejtësi: Gjermania planifikon të investojë shuma astronomike në Bundeswehr dhe mbështetje të mëtejshme për Ukrainën në vitet e ardhshme. Ekspertët vlerësojnë se kjo do të jetë rreth 400 miliardë euro.
Programe të tilla rrisin kryesisht fitimet e prodhuesve globalë të armëve. SIPRI ka konstatuar në dhjetor 2024 se të ardhurat e 100 prodhuesve më të mëdhenj të armëve në botë u rritën me 4.2 për qind në vitin 2023, duke arritur rreth 632 miliardë dollarë./DW