“Unë nuk jam gocë fshati, më falni”, Jozi – Loredanës: Ti do të zgjohesh në mëngjes, të lidhësh qenin
Pas një përplasjeje të fortë gjatë spektaklit të mbrëmshëm, Loredana dhe Jozi patën një bisedë të gjatë në dhomën e gjumit, ku prezent ishte edhe Laerti. Konflikti mes dyshes nisi kur Loredana shprehu zhgënjimin për mungesën e vëmendjes dhe përkujdesjes nga ana e Jozit, duke theksuar se ai e trajtonte si “gocë të xhaxhait”. Në…

Konflikti mes dyshes nisi kur Loredana shprehu zhgënjimin për mungesën e vëmendjes dhe përkujdesjes nga ana e Jozit, duke theksuar se ai e trajtonte si “gocë të xhaxhait”.
Në përpjekje për të sqaruar keqkuptimet, biseda mori një kthesë të pazakontë kur Loredana, në mënyrë ironike, deklaroi: “Unë nuk jam gocë fshati, më falni”.
Kjo nxiti një reagim nga Jozi, i cili, me ton shpesh ironik e shpërthyes, iu përgjigj: “Unë vij nga një fshat i madh, por jetoj në Tiranë. Kam 10 vite që jetoj jashtë. Ti do të vish nuse në fshat, moj shpirt. Tani, nuse fshati do të jesh si të them unë”.
Loredana e shokuar: “Çfarë?!”.
Biseda vijoi me tone gjysmë serioze, gjysmë humoristike, ku Jozi i përshkroi “jetën si nuse në fshat” me një listë detyrash: “Ti do të zgjohesh në mëngjes, të lidhësh qenin. A nuk mund të bësh këtë gjë? Të zgjohesh, të bësh kafe, për vjehrrin, për vjehrrën, për burrin…”
Laerti nuk hezitoi të ndërhynte duke shtuar: “Edhe për kushërinjtë!”.
Jozi vazhdoi: “Dhe ndoshta qëllon që vjen ndonjë xhaxha, ndonjë i fisit, edhe ti të jesh gati me të gjitha gjërat. Si nuse e bukur, të kesh buzëqeshje, të kesh mbledhur vezët… këto gjana, o shpirt. Pse si e mendon ti? Pastaj kur të vijmë në Tiranë, aty nuk ka gjëra të tjera”.
Biseda, edhe pse e tensionuar, u shoqërua me batuta dhe ndërhyrje që duket se e zbutën situatën.
Mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse kjo bisedë do të çojë drejt pajtimit mes tyre apo do të thellojë akoma më shumë përplasjen.
View this post on Instagram
A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)