Ushtarë turq të KFOR-it trajnojnë snajperistë të FSK-së
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë trajnime për qitje me snajperë nga ushtarë turq në kuadër të KFOR-it, raportoi “Daily Sabah”. Trajnimi, siç u tha, ka të bëjë me përpimirësimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së. Në deklaratën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) thuhet se trajnimi është kryer në bashkëpunim me

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë trajnime për qitje me snajperë nga ushtarë turq në kuadër të KFOR-it, raportoi “Daily Sabah”.
Trajnimi, siç u tha, ka të bëjë me përpimirësimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së.
Në deklaratën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) thuhet se trajnimi është kryer në bashkëpunim me Forcat e Armatosura Turke (TSK) për të përmirësuar gatishmërinë e FSK-së për operacione të menaxhimit të krizave, mbrojtjes civile dhe reagimit emergjent.
Që nga viti 1999, trupat turke kanë mbështetur misionet e KFOR-it dhe kanë kontribuar në zhvillimin e FSK-së, me shumë armë të prodhimit turk në inventarin e FSK-së.
Në dhjetor të vitit 2024, qeveria e Kosovës nënshkroi një marrëveshje me kompaninë turke të mbrojtjes MKE për krijimin e një fabrike për prodhimin e municioneve të kalibrave të ndryshëm, e cila pritet të fillojë së shpejti.