Ushtarët finlandezë të KFOR-it kryen patrullë rutinore në veri, analizuan kushtet aktuale të rrugëve dhe urave

Ushtarët finlandezë të misionit të KFOR-it në Kosovë kanë kryer patrullë rutinore në veri të vendit. Kjo është bërë e ditur nga KFOR-i. “Ushtarët inxhinierë finlandezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, kryen një patrullë rutinë në veri të Kosovës për të analizuar kushtet aktuale të rrugëve

Ushtarët finlandezë të KFOR-it kryen patrullë rutinore në veri, analizuan kushtet aktuale të rrugëve dhe urave

Ushtarët finlandezë të misionit të KFOR-it në Kosovë kanë kryer patrullë rutinore në veri të vendit.

Kjo është bërë e ditur nga KFOR-i.

“Ushtarët inxhinierë finlandezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, kryen një patrullë rutinë në veri të Kosovës për të analizuar kushtet aktuale të rrugëve dhe urave”,thuhet në njoftim.

Gjithashtu u tha se këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.