Ushtarët italianë të KFOR-it kryejnë patrullime në komunën e Shtërpcës

Ushtarët italianë të KFOR-it, të Komandës Rajonale në Perëndim, kanë kryer patrullime në jug të zonës së përgjegjësisë në komunën e Shtërpcës. KFOR tha se patrullimi është një nga aktivitetet kryesore të ushtarëve të KFOR-it dhe se “është një përpjekje e vazhdueshme që ndjek parimet e transparencës dhe paanshmërisë, duke ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit

Ushtarët italianë të KFOR-it kryejnë patrullime në komunën e Shtërpcës

Ushtarët italianë të KFOR-it, të Komandës Rajonale në Perëndim, kanë kryer patrullime në jug të zonës së përgjegjësisë në komunën e Shtërpcës.

KFOR tha se patrullimi është një nga aktivitetet kryesore të ushtarëve të KFOR-it dhe se “është një përpjekje e vazhdueshme që ndjek parimet e transparencës dhe paanshmërisë, duke ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në zonë, në përputhje me objektivat e misionit”.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.