Ushtarët italianë të KFOR-it trajnohen nga ata hungarezë kundër zjarrit
Ushtarët e KFOR-it italianë nga Komanda Rajonale Perëndimore e kanë kryer sot një stërvitje për reagim kundër zjarrit në kampin në Novosellë. Në njoftimin e lëshuar të KFOR-it në Facebook thuhet se trajnues janë pjesëtarë hungarezë nga Batalioni i Rezervës Taktik i KFOR-it. Ndër tjera, shtohet se ky trajnim është bërë për të ruajtur gatishmërinë

Ushtarët e KFOR-it italianë nga Komanda Rajonale Perëndimore e kanë kryer sot një stërvitje për reagim kundër zjarrit në kampin në Novosellë.
Në njoftimin e lëshuar të KFOR-it në Facebook thuhet se trajnues janë pjesëtarë hungarezë nga Batalioni i Rezervës Taktik i KFOR-it.
Ndër tjera, shtohet se ky trajnim është bërë për të ruajtur gatishmërinë e tyre të lartë operacionale.
“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.