Ushtria izraelite kryen sulm ajror mbi spitalin e Gazës

Një sulm ajror izraelit ka shkatërruar një pjesë të një spitali në qytetin e Gazës. Pamjet e postuara tregojnë flakë të mëdha dhe tym, që dilte nga spitali pasi u godit nga raketat. Bëhet e ditur se pacientët u larguan me shpejtësi nga vendi, shkruan BBC. Dëshmitarët thanë se sulmi shkatërroi departamentet e kujdesit intensiv [...]Read More...

Ushtria izraelite kryen sulm ajror mbi spitalin e Gazës

Një sulm ajror izraelit ka shkatërruar një pjesë të një spitali në qytetin e Gazës.

Pamjet e postuara tregojnë flakë të mëdha dhe tym, që dilte nga spitali pasi u godit nga raketat.

Bëhet e ditur se pacientët u larguan me shpejtësi nga vendi, shkruan BBC.

Dëshmitarët thanë se sulmi shkatërroi departamentet e kujdesit intensiv dhe kirurgjisë të spitalit Al-Ahli, objekti kryesor mjekësor në qytetin e Gazës.

Kjo çoi në zhvendosjen e detyruar të pacientëve dhe stafit të spitalit.

Hamasi e quajti sulmin një “krim të tmerrshëm” nga Izraeli, i cili tha se po shqyrtonte raportet.

Sipas shërbimit të urgjencës civile nuk raportohet për viktima.

Sakaq, Al-Ahli – një strukturë e vogël mjekësore para luftës – është tani i vetmi spital që ende funksionon në qytetin e Gazës pas shkatërrimit të kompleksit mjekësor Al-Shifa dhe spitaleve në pjesën veriore të Rripit.