Ushtria izraelite tha se ka punuar ngushtë me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën gjatë sulmit të Iranit

Welcome to Kosova Today

Izraeli po “punon ngushtë” me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën, tha zëdhënësi ushtarak izraelit, Daniel Hagari, duke shtuar se të tre “vepruan sonte” gjatë sulmeve iraniane, shkruan CNN. “Ne po punojmë ngushtë me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën që vepruan sonte. Ky partneritet ka qenë gjithmonë i ngushtë, por sonte u shfaq në […]

Ushtria izraelite tha se ka punuar ngushtë me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën gjatë sulmit të Iranit

Izraeli po “punon ngushtë” me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën, tha zëdhënësi ushtarak izraelit, Daniel Hagari, duke shtuar se të tre “vepruan sonte” gjatë sulmeve iraniane, shkruan CNN.

“Ne po punojmë ngushtë me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën që vepruan sonte. Ky partneritet ka qenë gjithmonë i ngushtë, por sonte u shfaq në një mënyrë të pazakontë,” tha Hagari, raporton reporteri.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të takohet me udhëheqësit e G7 të dielën “për të koordinuar një përgjigje të bashkuar diplomatike ndaj sulmit të pacipë të Iranit”, sipas një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

“Ne do të qëndrojmë në kontakt të ngushtë me udhëheqësit e Izraelit”, thuhet në deklaratën e Biden.

“Dhe ndërsa nuk kemi parë sulme ndaj forcave apo objekteve tona sot, ne do të mbetemi vigjilentë ndaj të gjitha kërcënimeve dhe nuk do të hezitojmë të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë.”

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Izraeli Britanin Madhe Franc Daniel Hagari Presidenti Biden Iranit Bardh Izraelit

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Izraeli Britanin Madhe Franc Daniel Hagari Presidenti Biden Iranit Bardh Izraelit

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online