Valisi ende nën ndikimin e reshjeve të borës, tuneli i Shën Bernardit i mbyllur

Pas reshjeve të dendura të borës në fundjavën e kaluar, kantoni i Valisit në Zvicër vazhdon të përballet me pasoja serioze. Tuneli i madh i Shën Bernardit mbetet i mbyllur deri në një njoftim të dytë, për shkak të një orteku që goditi zonën pranë galerisë Toules të enjten e kaluar. Shkëmbinj dhe pemë të […] The post Valisi ende nën ndikimin e reshjeve të borës, tuneli i Shën Bernardit i mbyllur appeared first on Albinfo.

Valisi ende nën ndikimin e reshjeve të borës, tuneli i Shën Bernardit i mbyllur

Pas reshjeve të dendura të borës në fundjavën e kaluar, kantoni i Valisit në Zvicër vazhdon të përballet me pasoja serioze. Tuneli i madh i Shën Bernardit mbetet i mbyllur deri në një njoftim të dytë, për shkak të një orteku që goditi zonën pranë galerisë Toules të enjten e kaluar. Shkëmbinj dhe pemë të rrëzuara kanë dëmtuar rëndë galerinë mbi një gjatësi prej rreth 300 metrash, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.

Sipas autoriteteve që menaxhojnë tunelin, ende nuk është përcaktuar një datë për rihapjen. Meqë edhe kalimi i Shën Bernardit është i bllokuar, aktualisht nuk është e mundur të udhëtohet drejt Italisë nëpërmjet Bourg-Saint-Pierre.

Rreth 15 rrugë kantonale janë ende të bllokuara në Valisin të Epërm dhe Valisin Qendrore. Për shumicën janë vendosur rrugë alternative, por dy seksione janë prekur nga rrëshqitjet e dheut – midis Stalden dhe Embd si dhe mes Vercorin dhe Itravers. Ndërkohë, rruga Ayer-Zinal është mbyllur për shkak të rrezikut të lartë për ortekë.

Në Sion, shumë parqe do të rihapen gjatë ditës, por Domaine des Iles do të qëndrojë i mbyllur deri të premten në mbrëmje. Qasja në zonat Montorge dhe përgjatë lumit Borgne është e ndaluar të paktën deri në fundjavë. Edhe në Sierre, shumë zona nuk janë të sigurta për këmbësorët për shkak të rrezikut nga degët e thyera. Bashkitë lokale u kërkojnë banorëve të ndjekin udhëzimet dhe shenjat paralajmëruese.

Në Val d’Anniviers, pylltarët po punojnë për të hequr qindra trungje pemësh që kanë mbushur shtratin e lumit Navizence. Autoritetet theksojnë se puna për pastrim dhe sigurim do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa moti i paqëndrueshëm dhe rreziku i ortekëve kërkojnë vigjilencë të shtuar nga qytetarët, transmeton albinfo.ch.

The post Valisi ende nën ndikimin e reshjeve të borës, tuneli i Shën Bernardit i mbyllur appeared first on Albinfo.