Vance: SHBA “tërhiqet” nëse Rusia dhe Ukraina nuk pranojnë propozimet për luftën
Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance ka paralajmëruar se SHBA do të tërhiqet nga përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës, nëse Ukraina dhe Rusia nuk pajtohen për një marrëveshje. Paralajmërimi i JD Vance vjen në një kohë kur takimi i nivelit të lartë që u prit të mbahej në Londër midis ministrave të Punëve të Jashtme [...]Read More...

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance ka paralajmëruar se SHBA do të tërhiqet nga përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës, nëse Ukraina dhe Rusia nuk pajtohen për një marrëveshje.
Paralajmërimi i JD Vance vjen në një kohë kur takimi i nivelit të lartë që u prit të mbahej në Londër midis ministrave të Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Ukrainës dhe SHBA-së degradoi në takim të nivelit të zyrtarëve, pasi sekretari amerikan, Marco Rubio dhe i dërguari i posaçëm, Steve Witkoff refuzuan të marrin pjesë.
SHBA-ja është impenjuar në bisedimet e kësaj jave në Moskë, ku Witkoff do të takohet për herë të katërt me presidentin rus, Vladimir Putin, teksa shpejtësia e përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës është shtuar.
Nga ana tjetër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky vazhdimisht ka këmbëngulur se duhet “një armëpushim i menjëhershëm, i plotë dhe i pakushtëzuar”./abcnews.al