Varshavë: Sulm me sëpatë në universitet, një grua humb jetën
Një ngjarje tronditëse ndodhi të mërkurën në mbrëmje në Universitetin e Varshavës, ku një burrë 22-vjeçar sulmoi disa persona me një sëpatë, duke shkaktuar vdekjen e një punonjëseje administrative dhe plagosjen e rëndë të një roje sigurie Sulmi ndodhi rreth orës 18:40 në ambientet e universitetit kue 22-vjeçari polak goditi disa persona me sëpatë. Një […] The post Varshavë: Sulm me sëpatë në universitet, një grua humb jetën appeared first on Albinfo.

Një ngjarje tronditëse ndodhi të mërkurën në mbrëmje në Universitetin e Varshavës, ku një burrë 22-vjeçar sulmoi disa persona me një sëpatë, duke shkaktuar vdekjen e një punonjëseje administrative dhe plagosjen e rëndë të një roje sigurie
Sulmi ndodhi rreth orës 18:40 në ambientet e universitetit kue 22-vjeçari polak goditi disa persona me sëpatë.
Një punonjëse administrative humbi jetën. Një roje sigurie u plagos rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike në spital. Autori u arrestua nga policia në vendngjarje.
Sipas policisë polake, sulmuesi hyri në territorin e universitetit dhe kreu sulmin me sëpatë. Policia konfirmoi arrestimin e tij menjëherë pas ngjarjes.
Sipas raportimeve të televizionit privat Polsat News, në vendngjarje është gjetur një sëpatë dhe një kokë e prerë, megjithatë, zëdhënësi i prokurorisë nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë detaj. Ai konfirmoi se viktima ishte një punonjëse administrative, ndërsa sulmuesi kishte hyrë edhe në një sallë leksionesh të universitetit.
The post Varshavë: Sulm me sëpatë në universitet, një grua humb jetën appeared first on Albinfo.