Vataj:Bashkë do ta ndërtojmë një të ardhme të re për Therandën dhe tërë Kosovën

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ramë Vataj, ka marrë pjesë në një takim me qytetarët e Therandës, ku ka shpalosur programin e PDK-së për një Kosovë më të mirë. Gjatë takimit, Vataj theksoi se programi i PDK-së dhe kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza, ofron mundësi për një jetë më të mirë për

Vataj:Bashkë do ta ndërtojmë një të ardhme të re për Therandën dhe tërë Kosovën

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ramë Vataj, ka marrë pjesë në një takim me qytetarët e Therandës, ku ka shpalosur programin e PDK-së për një Kosovë më të mirë. Gjatë takimit, Vataj theksoi se programi i PDK-së dhe kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza, ofron mundësi për një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës, duke përfshirë mirëqenie ekonomike, sociale dhe shëndetësore.

“Ne do të ndërtojmë një të ardhme të re për Therandën dhe për tërë Kosovën. Bashkë do të punojmë për një zhvillim më të madh dhe mundësi më të mira për çdo qytetar,” tha Vataj gjatë fjalës së tij.

Ai shtoi se PDK-ja është e angazhuar për të sjellë ndryshime pozitive dhe për të siguruar një të ardhme më të ndritur për të gjithë qytetarët e Kosovës.