Vatikani: Papa e kaloi edhe një natë të qetë në spital

Papa Françesku, që është hospitalizuar për më shumë se dy javë dhe po përballet me pneumoni të dyfishtë, ka kaluar edhe një natë të qetë dhe tani po pushon, tha Vatikani më 28 shkurt. Françesku u shtrua në spitalin Gemelli të Romës më 14 shkurt dhe fillimisht u tha se ai po vuante nga bronkiti, [...]Read More...

Vatikani: Papa e kaloi edhe një natë të qetë në spital

Papa Françesku, që është hospitalizuar për më shumë se dy javë dhe po përballet me pneumoni të dyfishtë, ka kaluar edhe një natë të qetë dhe tani po pushon, tha Vatikani më 28 shkurt.

Françesku u shtrua në spitalin Gemelli të Romës më 14 shkurt dhe fillimisht u tha se ai po vuante nga bronkiti, por më pas u kuptua se ai kishte diçka më serioze.

Sipas informacioneve të publikuara një ditë më parë lidhur me gjendjen shëndetësore të Papës, Vatikani tha se gjendja e Atit të Shenjtë “po vazhdon të shfaqë shenja përmirësimi”, por prognoza e tij po vazhdon të monitorohet për shkak të situatës komplekse klinike.

Në dy vitet e fundit, Françesku është përballur me probleme shëndetësore. Ai është i prirë që të ketë infeksione në mushkëri, pasi kur ishte i ri kishte hequr një pjesë të mushkërisë.

Françesku, 88 vjeç, është udhëheqësi i Kishës Katolike që nga viti 2013.